E krijuar dhe ideuar për të tregtuar vetëm karburante të një cilësie të lartë për automjetet e çdo lloji.
RDA Petrol shumë shpejt u pozicionua në kompanitë më të suksesshme për sa i përket, tregtimit dhe shpërndarjes me shumice të karburanteve. E pozicionuar per t’iu përgjigjur kërkesave cilësore dhe sasiore të klientëve tanë, si tregtues të hidrokarbureve me pakice ashtu edhe konsumatorëve të mëdhenj, ne promovojmë jo vetëm cilësinë e padiskutueshme të produkteve të importit nga INA Petrol, nëpërmjet zonës së lirë doganore La Petrolifera Italo Albanese sh.a – Vlore, por edhe produktin vendas të Rafinerisë ARMO.
Automjeteve tuaja i duhet vetëm furnizim me karburante të përpunuara në kushtet më të larta teknologjike .
Produktet tona janë totalisht të kontrolluara dhe të certifikuara duke plotësuar të gjitha kushtet ndërkombëtare.
Gjithmonë jemi të fokusuar për të ruajtur standartet dhe cilësinë në cdo moment për të plotësuar të gjitha nevojat e klientëve tanë ekzistent dhe potencial.
Fokusi ynë është mbi burimet e energjisë në përgjithësi keshtu që angazhimi në rritje i yni është që të plotësojmë nevojat e tregut industrial vendas dhe rajonal me produkte energjitike si qymyri i koksit, qymyri i gurit etj.
Brenda një periudhe të shkurtër po ia dalim të jemi lider në këtë sektor të energjitikës.
Dinamika e zhvillimeve të tregut Shqiptar e bën këtë pjesë të aktivitetit tonë po aq të rëndësishëm dhe me impakt pozitiv në ekonomi për shkak të cilësisë dhe çmimeve lehtësuese që ne ofrojmë per sektorin industrial.